LUSHNJE- Pakujdesia e cila për pak nuk u shndërruar në një tragjedi, shkaktoi zjarr në një banesë në katin e tetë të një pallati dhjetëkatësh në qendër të Lushnjës.
Ishte një cigare e lënë ndezur ajo që shkaktoi flakën që dogji orendi shtëpiake në ballkon dhe dritaren e njërës prej dhomave.
Banorët e pallatit pasi kanë parë që dilte tymë nga banesa e katiti 8-të kanë njoftuar zjarrfikësen. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në brendësi të banesës.
Ky operacion ka qenë me vështirësi për punonjësit e zjarrfikëses pasi në asnjë pallat nuk ka shkallë emergjence por edhe mjeti zjarrfikëses nuk ka shkallë për të shkuar në lartësi të tilla.