Arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë, u mori 340 mijë euro familjes Verracaku! U premtoi se do t’i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021

24 Maj 2023, 12:07| Përditesimi: 24 Maj 2023, 14:30

  • Share

Konflikti për shezlongët mes dy familjeve Verracaku dhe Gocaj, pronarë të dy hoteleve vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit prodhoi 4 viktima në qershor të 2021-shit në Velipojë. Ngjarja tragjike në fillim të sezonit të parë turistik pas pandemisë COVID, rikthehet sërish në vëmendje. Anëtarë të mbetur gjallë të familjes Verracaku, Hasani dhe dy djemtë e tij, Abedin dhe Shyqyri, të akuzuar për masakrën me 4 të vrarë, këtë radhë kanë kërcënuar një 30-vjeçare nga Vlora, ish-punonjëse në Bankën e Shqipërisë.

Milena Deraj akuzohet se u ka marrë të treve, 340 mijë euro në disa episode, me premtimin se do t’i ndihmonte në procesin gjyqësor, ende të hapur për vrasjet në Velipojë, ku vetë ata, humbën një familjar. Kur kanë kuptuar se 30-vjeçarja i ka mashtruar, Hasan Verracaku dhe dy djemtë e tij, i kanë kërkuar t’i kthejë pas paratë dhe e kanë kërcënuar me mesazhe. E frikësuar nga ajo që mund të vinte, vajza nga Vlora ka bërë denoncim në Policinë e Tiranës, qytet ku jeton. Të tre shkodranët janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa pas hetimeve të kryera, Milena Deraj përfundoi në pranga, pasi u zbulua që ka marrë paratë nga Verracakët për të ndikuar në procesin gjyqësor në favor të tyre.

Përballjen me drejtësinë, Deraj nuk do ta ketë të lehtë, pasi në dyer e policisë, mbërriti dhe një mike e saj, gjithashtu e mashtruar nga 30-vjeçarja. Si ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë Milena Deraj i ka marrë 230 mijë euro shoqes  të cilës i kishte premtuar, se këto para, do t’i investonte në bono thesari. Shoqja e mashtruar, i ka dhënë me besim përgjatë një viti, shuma të ndryshme parash, që në total arritën në 250 mijë euro, me qëllimin që Milena Deraj t’i investonte në bono thesari, për të përfituar më tej nga interesat.

Në historitë e mashtrimit vlonjatja duket të ketë shfrytëzuar pozicionin e saj të punës, pasi mësohet se të pakën deri në vitin 2021 ka punuar ekonomiste në bankën e Shqipërisë, në rrjetet sociale shpërndan foto teksa ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë anëtare e FRESSH dhe poston foto edhe me politikanë të ndryshëm. Me qëllim, Deraj mund të ketë ndërtuar një profil të tillë për të treguar se ka njohje përmes të cilave mund të ndikonte edhe në procese gjyqësore, siç pretendonte ta bënte në gjyqin për masakrën e Velipojës, ku mbetën të vrarë Kujtim Verracaku, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj dhe kamerieri i hotelit të tyre në ditën e parë të punës, Musaen Zeneli, vetëm 20 vjeç.

1684924999_page.jpg

 

Milena Deraj

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I gjati: 24/05/2023 19:07

    Nuk e ka gjatesine per 570 mije euro kjo merhumja..... thjesht leket po I hane të tjerët e kesaj i ka mbetur zgjuarsia tek maja e gjuhes se si e ka levizur perpara e se si do e levize ne vazhdim...jetë te lumtur o popull...

    Përgjigju
  • Fredi palla: 24/05/2023 13:51

    Kjo tipja eshte nusja e dyte e gazetarit te deshtuar Fred Peza. Pasi ndertoi stadiumin e Shkumbinit dhe solli Milan Channel ne Peqin, Fredi beri golin e shumepritur.

    Përgjigju
    • Tyyyy: 24/05/2023 16:50

      Ca eshte bokino??? Hera e pare qe e degjoj

    • Vlore: 24/05/2023 16:36

      Kjo per bokino mbahej ne vlore ne tirane qenka ber me e zonja

  • Europe: 24/05/2023 13:08

    Gjynah. Kjo eshte aktiviste e funksionare e Rilindjes. Kesaj i ka ren halli, e kan shitur

    Përgjigju
  • Euro: 24/05/2023 13:04

    Po keta verracaket nuk u mjaftoi njgjarja e para 2 viteve?

    Përgjigju
    • Gerdeci: 24/05/2023 14:25

      Por Rilindja te pakten po i nxjerr mashtruesit para drejtesise, jo si te tjeret qe i fshehin neper shpella.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?