Kronikë

U përfshi në një sherr 1 vit më parë në Durrës, arrestohet 18-vjeçari i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje

4 Nëntor 2021, 08:38| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 08:41

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Xhuljan Sejdini, banues në Sukth, Durrës, është dënuar me 2 vite burg, nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.05.2021.

18-vjeçari, më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konflikti, i cili agravoi, ka plagosur me thikë E.Z.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • John Doe: 04/11/2021 09:29

    Neni 88 i Kodit Penal per vepren penale "Plagosje e rëndë me dashje" parashikon nje denim nga 3 deri ne 10 vite burg. Ajo qe skuptoj un ne lidhje me ju si platforme mediatike ... Sa merreni me lajme te kota se ke kapi dhe ke lagu policia, investigoni per gjyqtarin qe ka dhene kete denim, dhe aq me tepper ne mungese, qe do te thote!!!!!!... asnje perfitmin, asnje marreveshje dhe asnje artifice tjeter ligjore nuk do i mundesonte ketij te riut uljen e denimit ne 2 vite burg. Sic e shikoni, gjykata ka zbritur nen minimum, me siguri per shkak te shtupes se parave qe ka marr. Prandaj, silluni si gazetare dhe mjaft ndenjet si parazite para kompjuterit duke thurr thashetheme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?