Viktima, Hazbi Hajdini

U përplas nga një furgon në Itali, 53-vjeçari shqiptar ndërron jetë në spital, lë pas gruan dhe fëmijët

26 Janar 2022, 11:36| Përditesimi: 26 Janar 2022, 11:37

  • Share

ITALI- Hazbi Hajdini humbi jetën në spital, pas përpjekjeve titanike të tij për t’i mbijetuat plagëve të marra nga përplasja nga një furgon ditën e hënë në Savignano sul Panaro.

Dëmtimet që mori shqiptari ishin të rënda, ndaj dhe mundësitë për të jetuar shuheshin me kalimin e orëve.

Shqiptari ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Bologna-s pas aksidentit, por përpjekjet e mjekëve nuk mjaftuan.

53-vjeçari shqiptar kishte vite që jetonte në Itali, me gruan dhe fëmijët e tij.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë u takon autoriteteve të vendosin për fatin e shoferit të makinës që u përfshi në aksident, një 65-vjeçar italian.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?