Është larguar sot (4 janar 2024) me helikopter nga Tirana drejt Puglias, sipërmarrësja nga Bari Agata Carbonara e cila u plagos me plumb qorr natën e vitit të ri në Tiranë. Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I, teksa 52 vjeçarja kishte dalë shëtitje me bashkëshortin e saj.
Report Tv dhe shqiptarja.com mëson se gruaja është larguar me helikopter.
Për policinë, është ende mister, se nga erdhi plumbi qorr që plagosi në mushkëri italianen Agata Carbonara teksa shëtiste me bashkëshortin e saj në bulevardin “Zogu i Parë”
Gruaja 52-vjeçare prej orës 00:35 të 1 janarit kur ndodhi ngjarja mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe kaloi rrezikun për jetën, por avokati dhe vajzat e saj kërkuan që të transportohej drejt Italisë për nxjerrjen e plumbit.
Familja e italianes që kishte ardhur në Tiranë për të kaluar festat e fundvitit, kërkuan ndihmën e autoriteteve shqiptare për transferimin sa më të shpejtë drejt Italisë në mënyrë që ta kryejë në vendin e saj ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e plumbit që ende e ka në këmbë.
Prokuroria po heton rastin dhe ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë por deri më tani dihet se plaga u shkaktua nga një predhë e kalibrit të vogël, që dyshohet se erdhi nga lartësia
Familja e Agata Carbonarës, e cila u godit nga një plumb qorr natën e vitit të Ri në bulevardin Zogu I në Tiranë kërkojnë transferimin sa më parë të sipërmarrëses 52 vjeçare në Itali për tiu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Corriere.it duke cituar familjarët thonë se 52 vjeçarja ka plagë në mushkëri, dhe është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në Itali.
Po presim të dimë kartelën shëndetësore sot, konfirmon avokati Vito Leonardo Candeloro, i cili po merret me të gjithë procedurën për transferimin e saj në Itali përmes helikopterit.
‘Momentalisht nuk ka të dhëna për transportimin e saj’ shton më tej avokati.
Agata Carbonara vijon të jetë në spitalin e Traumës ku po kujdeset dhe bashkëshorti i saj ndërsa familjarët e tjerë janë kthyer në Itali
Familjarët i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente për të përshpejtuar procesin e transferimit në Itali
“Është surreale ajo që po jetojmë. Sot rrezikojmë të humbasim mamanë tonë për shkak të një veprimi të papërgjegjshëm të një budallai që qëllon në ajër duke e goditur në gjoks” shkruan vajza e Agata Carbonara, Gaia e Andrea në rrjete sociale.
Këto ditë, përveçse luftojmë për jetën e saj, jemi të detyruar të përballemi me një burokraci që pengon riatdhesimin e saj adekuat. Pyesim veten se me çfarë guximi dy patrullat e policisë, duke parë nënën tonë të kërrusur në një pellg gjaku, mund ta shpërfillnin. E si ka mundësi që ajo ende pret, me një plumb në mushkëri, të mund të mjekohet në gjendjen e saj”.
Jo, sureale nuk eshte ajo qe ndodhi,ne te fundit ndodhi ne Shqiperi e nga shqiptare,armet i kemi xhan,as ne kabinetet e Londres nuk na i kane hequr dot,sureale jane deklaratat e mediave italiane dhe familjes! Nje pale thote e ka plumbin ne kembe,tjetra thote e ka ne mushkeri! Sureal eshte dhe snobizmi italian ndaj mjekeve tane dhe aftesive te tyre profesionale!
PërgjigjuE tmerrshme qe ne 2024 te ndodhin ende te tilla gjera ne mes te Tiranes!
PërgjigjuNdodh edhe ne mes te Italise, cdo vit.
Sherim te shpejte
PërgjigjuNdjehuni fajtor per poullin tuaj ore politikane shqiptar pastaj merrjni me mysafiret ti krijoni standarte. E lat kete popull aq injorant aqe nuk Di as te kerkoj te drejtat e veta...
Përgjigju