Manjola Myrtollari, 38-vjeçarja që u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj brenda në banesën e tyre në Korçë është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ajo i është nështruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
38 vjeçarja 2 ditë më parë u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari i cili nuk është kapur ende nga policia. Çifti Myrtollari kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në një pallat në lagjen nr 10 të Korçës. I papunë dhe i alkoolizuar, Aleko Myrtollari debatonte shpesh me të shoqen, për shkaqe xhelozie thanë familjarët jashtë kamerave. Kështu me gjasë ka ndodhur dhe mbrëmjen e së dielës, kur Aleko Myrtollari nxori fëmijët nga shtëpia në orën 22:00 dhe u grind me të shoqen Manjolen, të cilën e goditi 5-6 herë me gërshërë në trup.
Vajza e madhe e çiftit, 16-vjeçe pasi dëgjoi ulërimat e nënës njoftoi policinë dhe ambulancën. Manjola Myrtollari u transportua në spital në gjendje të rëndë aty ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, e më pas është nisur në Tiranë.
Ndërsa autori i krimit, Aleko Myrtollari mundi të arratisej mbrëmjen e së dielës, duke lënë gruan e gjakosur dhe fëmijët në rrugë. Çifti i bashkëshortëve sipas komshinjve më hërët kishin jetuar në Tiranë dhe kishin më pak se një muaj që ishin vendosur në Korçë, në një banesë me qera. Ata ishin me origjinë është nga fshati Porodinë dhe sipas fqinjëve Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes, pasi njihej si person që konsumonte alkool.
46 vjeçari shkonte për herë pas here punë sezonale në Gjermani, ndërsa 38-vjecarja ishte e papunë dhe kujdesej për 3 fëmijët. Policia e Korçës vijon kërkimet për arrestimin e 46-vjeçarit Myrtollari i cili tentoi ti merrte jetën gruas me gërshërë.