U plagos në plazhin Bora Bora në Romë, vdes shqiptari 38 vjeçar

23 Shtator 2020, 14:37| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 14:49

  • Share

Pas dy ditëve betejë për mbijetesë, 38-vjeçari, Selavdi Shehaj, nuk ka mundur t’i shpëtojë atentatit të së dielës në një nga plazhet e Italisë. Shqiptari u ekzekutua në mesin e njerëzve për motive që pretendohet për shkak të së kaluarës kriminale.

Ka ndërruar jetë shqiptari, Selavdi Shehaj, pas atentatit të fundjavës së kaluar i dyshuar si mafioz nga autoritetet italiane.

38-vjeçari i njohur edhe si Simone qëndroi për 48 orë i intubuar në një nga spitalet e Romës por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ai u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora” në rrethinat e kryeqytetit.

Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

Për hetuesit e ngjarjes, vrasja e shqiptarit mund të jetë një larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.

38-vjeçari me vendlindje në Ballsh të Fierit rezultonte i njohur për autoritetet pasi ishte liruar dy muaj më parë nga arresti shtëpiak pasi ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për transportin e rreth 5 kilogramëve lëndë narkotike.

Zona e Tarvajanikës ku atij iu krye atentat të dielën gjithashtu ishte objekt i operacioneve të shpeshta nga antimafia italiane.

Nga pistat paraprake, Shehaj mendohet se nuk ishte pjesë e grupeve të mëdha kriminale në kryeqytet.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?