U rrah brutalisht nga 40-vjeçari, flet për Report Tv roja i shkollës në Elbasan: Ja si ndodhi ngjarja

16 Shkurt, 13:45| Përditesimi: 16 Shkurt, 16:42

  • Share

Një ngjarje e turpshme ndodhi mesditën e 14 shkurtit, ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 40 vjeçari ka goditur me grushte 70 vjeçarin gjatë kohës që ky i fundit ishte në orarin e punës si roje i shkollës 9 vjeçare.

Për gazetarin e Report Tv Ronaldo Gjoshi, roja i shkollës ka treguar edhe si ka ndodhur ngjarja. Ai ka treguar se përplasja ka nisur fillimisht me gruan e 40-vjeçarit.

‘Bashkëshortja e Durimit erdhi para se te mbaronte orari mësim për të marr fëmijën pasi do lëvizte në një punë urgjente, ndërsa orari mësimor ka mbaruar për të gjithë dhe të gjithë fëmijët kanë dalë jashtë, bashkëshortja e Durimit ka qëndruar në oborr duke biseduar me fëmijë të tjerë.

I kam thënë ‘po ti sikur e patë urgjente dhe tani po rri po bën muhabet’.

Pas kësaj bashkëshortja e Durim Koçit më ka ofenduar dhe më pas ka ikur. Pas rreth 1 orë në oborrin e shkollës ka mbërritur i nervozuar Durim Koçi për të biseduar me mua në lidhje me atë problem.’- tha 70-vjeçari.

Roja i ka shpjeguar situatën dhe më pas i ka kërkuar të ikin te drejtoresha, por ai nuk ka pranuar.

‘Pas kësaj debati mes tyre Durim Koçi më ka ofenduar dhe më pas goditur.’- tha Roja.

Gjendja shëndetësore e rojës paraqitet e mirë.

Policia pasi mori kallëzimin nga i moshuari që u dhunua, shoqëroi agresorin në polici, por e liroi duke e konsideruar dhunën ndaj 70 vjeçarit si “një shuplakë”. Për pasojë ndaj Durim Koçit ka nisur thjesht një procedim në gjendje të lirë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idioti: 16/02/2024 19:03

    Kush ishte intelligent iku nga ky vend, tashi kane mbetur kokrrat e injoranteve,katunarlliku dhe harbuteria eshte ulur kembekryq ne shqiperi

    Përgjigju
  • Loni: 16/02/2024 18:13

    Po roja nuk duhet te ishte ne pension... se dakort nuk tolerohet cfare i ka ber ai djal atij te moshuari. Por ska mundesi me dal ai nga burgu pa i hyr gjemb ne kembe. E habitshme si roja 70 vjecar e si ai.

    Përgjigju
    • Lenci: 17/02/2024 13:38

      Problemi eshte se ste vjen njeri rroje me 30 mije leke .... vetem ndonjeri qe si del pensioni.... Por ky do rehabilitohet ne burg..... sa ta marin vesh qe ka rrahur nje 70 vjecar...pa merak.

  • Pa vlere: 16/02/2024 17:21

    Dhe e gjitha filloi nga nje grua injorante. Imagjino femijen qe do rrise injorantja! Po ne trafik ju ka qelluar te debatoni me kete "sojin" e zonjes se shkolles? Keto jane zakonisht me buze te fryra dhe makine te shtrenjte. Fillojne shajne me gjithe arsenalin e sharjeve banale. Keshtu qe; larg nga ky vend, sa me shpejt te mundeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?