U sekuestrua nga OFL, shtyhet sërish gjyqi për makinë e blinduar të Lulzim Berishës, mungonte gjyqtari Sokol Binaj

1 Prill 2020, 16:58| Përditesimi: 1 Prill 2020, 17:01

  • Share

Mungesa e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka sjellë shtyrjen me gati një muaj të procesit gjyqësor kundër Lulzim Berishës, për sa i përket sekuestrimit nga OFL-ja të automjetit të blinduar tip BMW.

Sot kur ishte planifikuar seanca e radhës, gjyqi është shtyrë për në datën 28 prill. Kjo pasi mungonte njëri nga anëtarët e trupit gjykues, Sokol Binaj.

Seanca e parë që ishte parashikuar në 24 mars 2020 u shty për shkak të mungesës së prokurorit të çështjes Ervin Kondili.

Në gjykatën e Posaçme të Apelit, Lulzim Berisha, kërkon kthimin në gjendjen të lirë të automjetit të tij të blinduar, duke pretenduar se këtë automjet e ka siguruar nga të ardhurat e ligjshme.

Në datën 3 mars 2020, gjykata e Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda, vendosi të verë nën sekuestro vetëm automjetin e blinduar të Berishës, ndërsa pjesa tjetër e pasurive të identifikuara nga oficerët e Operacionit Forca e Ligjit,do të vijojnë të jenë të lira pasi janë pasuri që i janë nënshtruar një herë procesit gjyqësor dhe kanë rezultuar si pasuri të ligjshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?