Detaje të reja nga shfrytëzimi i tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë
Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.
Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema informon se vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion mga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.
Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.
Lajmi kryesor:
Tre të mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë, në pranga 3 të rinjtë tutorë, 1 në kërkim! Vajzat ishin larguar nga banesa
S.G/ReportTv.al