Foto ilustruese

U vdiq djali me autizëm në makinë, lirohet nga qelia çifti shqiptar në Greqi! Dëshmia: I pëlqente të rrinte atje, i çonim ujë dhe ushqim

18 Korrik, 09:27| Përditesimi: 18 Korrik, 09:29

  • Share

Çifti shqiptar, të cilëve u ndërroi jetë djali me spektrin e autizmit në makinë, janë lënë të lirë nga gjykata në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, u arrestuan nën akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre autik, i cili ndërroi jetë.

Gjykata vendosi ndaj tyre masën detyrim paraqitje, ndërsa avokatja e tyre Vasileia Oikonomou tha për ANT1, se xhamat e makinës kanë qenë të ulur dhe babai nuk e kishte kuptuar që djali kishte shfaqur ndonjë problem.

“Babai nuk e kuptoi fare që fëmija i tij kishte ndonjë problem, pasi ishte në një makinë me xhamat ulur, në orën 09:00 të ditës së hënës. Është e qartë se ky është një fëmijë i ndjeshëm."

Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim.

Në seancën që ka zgjatur rreth tre orë, prindërit mohuan se 23-vjeçari kishte shfaqur shenja dobësie, ndërsa akuza ngritën edhe për transportin me ambulancë, duke thënë se ishte koha e transportit që i kushtoi djalit të tyre jetën.

Prindërit e tij kanë hapur makinën dhe e kanë çuar fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Aliverit dhe më pas në Spitalin e Halkidës, ku u konfirmua vdekja e tij më 15 korrik.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?