DURRËS - Mjaftuan 30 sekonda të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, për ta kthyer Durrësin në një qytet fantazmë që zuri nën gërmadha 24 jetë.
Shtëpi të rrënuara, pallate të ‘zhveshur’ nga muret dhe trotuare të zbrazëta ishte tabloja e trishtë që mbizotëroi në qytetin bregdetar. Frika dhe paniku shoqëroi këtë qytetet për ditë të tëra pas goditjes së fuqishme të 26 nëntorit, teksa çdo lëkundje që e pasoi atë përjetohej me pasiguri për jetën.
E megjithatë, durrsakët duket të fortë për të vijuar jetën me rutinën e përditshme të saj, duke hedhur pas krahëve një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që ka prekur Shqipërinë.
Forcën e gjejnë edhe për fëmijët e tyre.
“Muaji nëntor i vrarë, i shkatërruar shpirtërisht nga ana njerëzore. Në normalitet do të kalojnë se s'bën se s’kanë se ku të shkojnë. Por megjithatë prapë u vra gjithçka. Edhe festat e Vitit të Ri, jo për ne, por më tepër për ata fëmijë. Edhe fëmijët janë si të trembur, të trishtuar”.
“Ka ardhur në formë, por ka prishje të ndërtesave. Ka shumë objekte të prishura”.
“Pas tërmetit këtu situata falë Zotit, u qetësua pak gjendja, por tërmeti i 26-ës ka qen tmerr dhe njerëzit akoma nuk janë futur brenda”, - shprehen banorët.
Bregdeti, zonë pranë të cilit u shënua numri më i madh i godinave të shkatërruara, duket se ka gjetur më në fund paqe.
Qytetare qe dalin buze detit per te bere vrap
Durrësi ende kumbon nga zhurma e fadromave që pastrojnë inertet e mbetura nga shumë godina që u shembën jo vetëm nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe nga Inspektorët e Mbrojtjes së Territorit, pas rrezikut që ato mbartnin për banorët. Qyteti po pastrohet nga gjurmët e fundit të gjithçkaje që mund të kujtojë pasojat tragjike të tërmetit që bëri zgjimin më të keq të shqiptarëve, të martën në 03:54, duke lënë 51 viktima nën rrënoja.
Por mes gjithë kësaj panorama, që do të dojë kohën e saj të kalohet deri në rindërtimin e zonave që u shkatërruan, ka edhe nga ata qytetarë, që Durrësin e zgjedhin për të kaluar post-traumën nga tërmeti.
“Njerëzit do ta kapin veten. Kam dalë një xhiro sot, se jam mërzit, jam lodh te puna dhe e mora një pasdite të lirë”.
“Diku është qetësuar. Është qetuar këto ditë, më ndryshe është se ato ditët e para ishte tmerr, nuk shikoje njerëz, kurse tani kanë filluar pak”, shprehen banorët.
Me mijëra janë qytetarët që janë strehuar në hotele, qendra sociale e banesa me qira, shpenzimet e të cilave do t’i mbulojë shteti shqiptar, në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme. Mes dhimbjes për njerëzit e zemrës që humbën nën rrënoja dhe motivit për t’i qëndruar pranë të mbijetuarve, qytetarët e Durrësit ja dolën të hedhin pas përjetimet e tërmetit tragjik dhe të kthejnë sytë nga e ardhmja.
SI MUND TA SHKATARRONI QYTETIN ME KETO NDERTIME NE PLAZH,,,SI MUND TE BEHEN PALLATET 2 M LARG NGA NJERI --TJETRI,,PA PIKEN E RREGULLIT,,URBANISTIKES,,SI MUND TE VIJNE TURISTET NE NJE PLAZH TE TILLE,,,,DO I LUTESHA ZOTIT PER NJE TERMET 10 BALLESH ME EPIQENDER NE PLAZHIN E DURRESIT,,O ZOT SHKATARROI VEPRAT E NDYRA TE SALI GERDALLE-QEN -BERISHES,,NE KENETE E PLAZH,, VANGJUSH DAKOS,,E KOKES,HOTIT,,,SI MUND TE NDERTOHET NE NJE ZONE SIZMIKE SI PLAZHI AQ SHUME PALLATE TE LARTA,,,ENVERI ISHTE BUDALLA QE NUK NDERTONTE ATY,,,ZOTI JU VRAFTE ME BUKE NE GOJE...
Përgjigjute vrafte ty o injorant, te rente ty nje termet 10 ballesh, se njerezit e dine ckane hequr e po heqin. behuni nje here solidare dhe mendoni si do dalim nga nje tragjedi e tille, lerini politikat, nuk eshte koha te nxirren fajtore o popull injorant
Keta nuk e dine qe nuk i vrau termeti po shteti. Dhe jane pergjegjes qe nga Rama te Berisha e me radhe. Ti shkruan sikur jemi Japonia. Keta duhen cuar ne kokerr te burgut pa perjashtim
PërgjigjuMësim dhe mens për heren tjeter qe shoqeria të mos rrije indiferente ti vriten femijet nga ndertimet e shemtuar të fshatarëve dhe masakrave natyrore të banditeve dhe fshatarëve qe nuk pyesin për asgje. Kur te shikoni ndonje qe nderton, shpejt urgjent në kembe njezeri ti shkoni e ta pyesni, kush eshte e ç fare dhe si po nderton?!
Përgjigju