Gjyqtari italian Rosario Livatino

Bota

'Lumturohet' gjyqtari italian qe u vra nga mafia, në rrugën drejt shpalljes shenjtor

9 Maj 2021, 23:08| Përditesimi: 9 Maj 2021, 23:27

  • Share

Gjyqtari italian Rosario Livatino i cili u vra në makinën e tij nga mafia është lumturuar nga Papa Francesku në ishullin italian të Siçilisë këtë të dielë.

Papa e ka quajtur Livatinon martir të drejtësisë. Pasi është lumturuar nga Papa tanimë gjyqtari i ndjerë është drejt rrugës për tu shenjtëruar. Livatino ishte duke punuar në një gjyq kundër anëtarëve të mafias në kohën kur u vra.

"Në shërbim të tij për të mirën e përbashkët, si një gjykatës shembullor që kurrë nuk iu nënshtrua korrupsionit, ai kërkoi të gjykojë jo për të dënuar, por për të shpenguar," tha Papa Françesku më vonë në një shërbim në Vatikan. "Puna e tij e vendosi atë nën mbrojtjen e Zotit".

Livatino tani ka titullin "i lumturuar". Ai kishte ndjekur një numër çështjesh që përfshijnë korrupsionin dhe kontratat e rreme publike. Gjyqtari ishte një katolik i devotshëm që lutej në kishë çdo ditë para se të shkonte në punë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?