U zgjodh në postin e rëndësishëm, epidemiologu Alimehmeti: Privilegj, uroj të ndryshoj situatën me kontributin tim

24 Mars 2021, 11:06| Përditesimi: 24 Mars 2021, 11:09

  • Share

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar pasi u zgjodh si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë në Akademinë e Shkencave.

Me një shënim në facebook, ai e konsideron privilegj emërimin, ndërsa uron që me kontributin e tij, të mund të ndryshojë situatën me koronavirusin.

“Emërimi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë është nder dhe privilegj i veçantë, të cilin e mirëprita me shumë kënaqësi dhe surprizë njëkohësisht.

Falënderim i veçantë shkon për Prof. Akad. Skënder Gjinushin (Kryetar i Akademisë së Shkencave) dhe Prof. Akad. Neki Frashërin (Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike), me të cilët do të jetë nder të punoj përbri.

Dashtë Zoti ofrohet si mundësi e shtuar për të ndihmuar sado pak situatën shëndetësore në Shqipëri me kontributin tim modest, pasi siç shprehet filozofi Henri Frederic Amiel:

‘Falënderimi është fillimi i mirënjohjes dhe mirënjohja është plotësimi i falënderimit.

Falënderimi mund të përbëhet vetëm nga fjalë.

Mirënjohja tregohet me veprime’”, shkruan ai.

Ai u zgjodh nga Akademia e Shkencave dje, pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, ndërsa u vlerësua si një specialist dhe një raportues i rregullt i informacioneve të reja në lidhje me COVID.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?