Pamje nga vendi i ngjarjes

U zhduk një javë më parë në Belgjikë, trupi i pajetë i 4-vjeçarit gjendet në Holandë! Helikopteri ndihmoi për kërkimin e të miturit, policia dyshon për vrasje

18 Janar 2022, 07:49| Përditesimi: 18 Janar 2022, 07:57

  • Share

Një 4-vjeçar belg u zhduk një javë më parë, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur në Holandë, raporton BBC. Dean Verberckmoes u raportua i zhdukur nga prindërit pasi kuptuan se kujdestarja e fëmijës nuk e kishte dërguar tek gjyshërit.

Dje, policia zbuloi trupin e fëmijës në një ishull artificial në një provincë të Holandës. Deri më tani, policia ka arrestuar një 34-vjeçar, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Sakaq, raportohet se i mituri përpara se të zhdukej ka qëndruar me disa të afërm të tjerë të familjes. Sipas policisë, mbrëmjen e kaluar në ndihmë të tyre ka shkuar edhe një helikopter që mori pjesë në kërkimin e fëmijës.

Për herë të fundit raportohet se 4-vjeçari është parë në Antwerpen. Autoritetet dyshojnë se kemi të bëjmë me një skenë krimi në rrethana të paqarta ndërsa vijojnë hetimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?