'Udhëtim i shpejtë dhe i sigurt', mediat britanike: Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të kontrabanduar emigrantë me kamionë

26 Dhjetor 2021, 12:55| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 14:15

  • Share

Bandat kriminale po vazhdojnë që të reklamojnë në rrjetet sociale kontrabandimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe.

Kështu shkruan e përditshmja britanike 'The Mirror' sipas të cilës “mafiozët shqiptarë po përdorin rrjetin social TikTok” për të komunikuar me emigrantë, të cilëve u garantojnë rrugë kalimi me kamionë drejt Anglisë.

Më shumë se 20 mijë Paund për familje u marrim emigrantëve këto banda shqiptare, të cilat reklamojnë udhëtimin në rrjetet sociale.

 “Udhëtimi i fundit këtë vit, për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda në kamion. 100% e sigurt. Për më shumë DM.”- shkruan një përdorues.

Një reklamë e dytë, e postuar më 21 dhjetor, thoshte: 'Një tjetër udhëtim në Angli me kamion. 24,000 sterlina. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.'

Kjo ndodhi gjashtë ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Twitter, shkruan The Mirror.

Ato u zotuan për një "bashkëpunim më të madh kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime për migrantët".

Por pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, grupet kriminale të kontrabandimit të emigrantëve vazhdonin të bënin njoftime në TikTok.

Më shumë se 21 mijë persona u arrestuan gjatë këtij viti deri në muajin Shtator për hyrje të paligjshme në Britaninë e Madhe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 27/12/2021 09:34

    Hahahahahah sa bukur profesioniste... Po mir keta Po autoritetet uk cfare bejne !? Shikojne videot edhe I bejne zemra !? Neveri keto lloj atikujsh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?