‘Udhëtim’ në qelitë famëkeqe ku u torturuan martirët! Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës komuniste në Shkodër

22 Gusht 2023, 19:13| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 19:20

  • Share

Ne shumëllojshmërinë e asaj çfarë mund të vizitosh në Shkodër ka dhe diçka specifike. Është muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës. Ish-dega e brendshme, e kthyer në muze në vitin 2012.

Në këtë hapësirë vizitorët mund shohin, pikërisht vendin ku intelektualet shkodranë vuajtën në diktaturë.

 “Ka turistë që vijnë nga gjitha anët e botës. Shkodra ka plot njerëz këto dite, i shohim në site arkeologjike ne muze. Ky është një muze tipologjik i Shkodrës dhe është i vendosur në hapësirën e ish-degës që kishte dhe burgun. Ky burg ka funksionuar nga 1946-deri në ’90. Sot është një muze i hapur për publikun  dhe në këtë hapësirë, pika kulmore janë qelitë, që në atë kohë mbanin njerëzit e dënuar. Sot janë dëshmi e terrorit komunist kundër elitës së qytetit dhe priftërinjve”.- tha Pjerin Mirdita.

Nga At Zef Pëllumbi tek Marie Tuci, e shumë personalitete të Shkodrës vuajtën në këto qeli të errëta. Sipas drejtuesit të muzeut, të huajt befasohen me atë çfarë gjejnë në këtë muze.

 “Ka të huaj që nuk e kanë pasur një sistem komunist dhe janë të mrekulluar, nëse mund ta them kështu. Një turist holandez tha se nuk më besohet ne kohen kur ne adhuronim “The Beatles”,  2 mijë km më tej ndodhnin këto tmerre! Ndërsa turistët e Lindjes e njohin atë sistem, edhe pse duhet thënë se këtu regjimi ka qenë më i ashpër. Vizitorët marrin informacion në muze për historinë më të errët të historisë sonë”.- u shpreh Pjerin Mirdita.

Për të dëshmuar kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjeve, godina është kthyer në një muze, ku vizitorët mund të njihen me fotografitë dhe emrat e të dënuarve nga sistemi komunist në Shkodër, të pushkatuarve apo internuarve.  Nuk mungojnë objektet e përdorura prej tyre, shënimet apo dhe letërkëmbimet me familjarët. Një vëmendje e veçantë ne muze i kushtohet dhe klerikeve të vrarë apo dënuar nga sistemi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sa kemi vujt: 23/08/2023 09:42

    Të hujt duhet me u ardh keq e me na pagu ne komunistave antikomunistë

    Përgjigju
  • Ali: 23/08/2023 03:55

    Por me bukur eshte kur perendimoret mesojne qe muze te tille ku mesojme si kane vojtur antikomunistet, i ndertojne dhe propogandojne trashgimtaret e pikerisht....jo viktimave jo, por te torturieseve dhe vrasesve enveriste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?