Agron Hoti dhe Cristiano Ronaldo

Udhëtoi në Verona me motoskaf, kush është Agron Hoti, piktori që i shiti pikturën Cristiano Ronaldos

10 Shkurt 2022, 17:23| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 17:25

  • Share

Në Verona emigroi 21 vite më parë me një motoskaf klandestin, si shumë shqiptarë të tjerë. Por, sot, jeta e Agron Hotit  ka ndryshuar. Tanimë, siç shkruajnë mediat italiane, ai ka familjen por edhe studion e tij në këtë qytet.

Prej 20 vjetësh ka ndërtuar një karrierë të pasur, si artist bashkëkohor që i kapërcen edhe kufijtë e Italisë.

Në Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt.

Ajo çka bëri që së fundmi të ktheheshin reflektorët tek puna e tij, ishte një pikturë që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions league” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.

Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, ky nuk do të jetë i vetmi nga të famshmit e futbollit që do të mbajë pikturën e tij. Siç thotë për mediat, i radhës do të jetë Ibrahimoviç.

Agron Hoti dhe Cristiano Ronaldo 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?