Ekipi i Vllaznisë

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë

22 Korrik, 22:04| Përditesimi: 22 Korrik, 22:07

  • Share

Egnatia dhe Vllaznia janë dënuar nga UEFA për shkak të sjelljeve të tifozëve përkatës në ndeshjet e turit të parë në kompeticionet europiane.

Klubi i Egnatias është dënuar me një gjobë prej 10 mijë eurosh dhe UEFA ka vendosur për mbylljen e stadiumit të saj për ndeshjen e radhës që do të luajë si pritëse. Sipas UEFA-s shkak është bërë “sjellja diskriminuese e tifozëve” të klubit rrogozhinas. Vendimi për mbylljen e stadiumit gjithsesi, është i pezulluar dhe do të hyjë në fuqi nëse përsëriten incidente të ngjashme brenda një periudhe dyvjeçare.

Ndërkaq, edhe Vllaznia ka përfunduar në listën e të dënuarve nga UEFA, e cila i ka ndaluar udhëtimin tifozëve shkodranë në ndeshjen e radhës që do të luajnë në kompeticionet ndërkombëtare për shkak të incidenteve në tribuna pas ndeshjes së luajtur kundër Valur në Islandë. Ky vendim gjithashtu është i pezulluar dhe hyn në fuqi brenda dy viteve të ardhshme nëse përsëriten incidente të ngjashme.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mani: 23/07/2024 06:49

    Po me ekipin Boshnjak, a do merret ndopak UEFA?!

    Përgjigju
    • Pjeter: 23/07/2024 19:41

      Jo,sepse ata jane serbe,kane engjej mbrojtes ne parajse!!

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?