Foto ilustruese

Ukraina është drejt çlirimit të plotë!

7 Shtator 2022, 14:34| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 14:35

  • Share

Pse po shkon drejt një dështimit të plotë Rusia në Ukrainë? Rusia e sulmoi Ukrainën duke shpresuar se do te kishte një sukses të plotë e të menjëhershëm! Po pse menduan se do të kishin sukses? Ata menduan që përmes një sulmi të menjëhershëm do të arrinin me shpejtësi në Kiev e do të rrezonin qeverinë e Presidentit për të vendosur një qeveri kuinslinge! Gjithashtu, ata shpresonin e besonin se shumica e popullsisë Ukrainës për shkak të lidhjeve hiatorike do të ishin ne favor të tyre e që do t'i prisnin me lule "pushtuesit"!

Por, në fakt ndodhi e kundërta, Zelenksy përtej çdo parashikimi, vendosi të qëndrojë në Kiev gjithë kohës duke dhënë një model të jashtëzakonshëm qendrese! Kjo bëri që te gjitha strukturat shtetërore të ishin në efikasitet të plotë!
Rusët nuk morën seriozisht qëndrimin e SHBA, UK dhe të BE! Këta të fundit majtën qëndrimet më të forta kundër Rusisë duke e sanksionuar e duke pranuar që të përballen edhe me problemet e furnizimit me gaz! Qëndrimi i unifikuar i Aleatëve e vendosi Rusisë përballë një realiteti që nuk e kishte menduar! Po ashtu edhe mbështetja ushtarake nga Aleatët ka qenë shumë e rendesishme për Ushtrinë e Ukrainës duke bërë që kjo e fundit të ketë një dimension të ri! Gjithashtu, ajo që na mëson historia është fakti se asnjë vend nuk mund të mbahet shumë nën pushtim apo përmes dhunës e shembulli më i mirë është Afganistani e po ashtu edhe historia e Vietnamit!

Prandaj, Ukraina do të shkoj drejt një çlirimi të plotë me tërheqje të plotë të trupave ruse! Dështimi i Rusisë  Ukrainë është një çështje e sigurt e nëse do të ndodh tani shpejt ose pak më vonë këtë nuk e parashikojmë dot, por Rusia nuk ka asnjë interes të vazhdoj një luftë që nuk i sjellë asnjë fitore! Rusia dështojë që kur nuk rrezoj presidentin Zelensky e që kur populli ukrainas u duk qartë se nuk kishte ndërmend të dorëzohej e t'i priste rusët me lule!

Komento

Komente

  • Turi: 07/09/2022 15:36

    Rusia vërtet nuk rrëzoj menjlherë atë zelenskyn por puna është se këta liderët Europianë po bien njëri pas tjetrit dhe kjo për arsye se vendet e BE po shkojnë drejt një recesioni ekonomik ashtu si e kishte parashikuar Putin ,mos ishte ky qëllimi i tij të ndryshoj kiderët Europianë dhe jo atë Ukrainas që ska asnjë lloj vlere ? Do shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet por për një gjë të jemi të sigurt që shumë gjëra nuk do të jenë si më parë

    Përgjigju
    • @Turi: 09/09/2022 11:55

      Nje mut ka per te ndodhur Turi ,Putin do thyej qafen sepse mendonte se Europa do gjynjezohej para tij,tani qe Europa tregoi dhembet putin spo ben gje tjeter vetem se po kerkon te dali me sa me pak turp nga kjo lufte qe vetem sa goditi keq e e me keq vet ekonomine Ruse. Ketu jemi e do shikojme kush ka te drejte.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?