Ukraina sulmon portet e Rusisë! Shpërthen trageti me karburant, shihni pamje nga zjarri i fuqishëm (VIDEO)

22 Gusht, 22:41| Përditesimi: 23 Gusht, 15:31

  • Share

Në portin rus të Kavkaz, në rajonin jugor të Krasnodor, ka shpërthyer një zjarr ditën e sotme, pas sulmit të sotëm ukrainas në një traget plot me karburant.

Aktualisht po vlerësohen përmasat e zjarrit dhe po përcaktohet nëse ka të lënduar. Disa media ruse kanë publikuar pamjet dhe fotot nga vendi i ngjarjes që tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga porti.

Alexey Smirnov, guvernatori i Kurskut, njoftoi se termocentrali bërthamor RBMK-1000 me katër reaktorë sovjetikë është “i qëndrueshëm”.

Ukraina shkeli kufirin rus në rajonin e Kurskut më 6 gusht në një përpjekje për të detyruar Moskën të largonte trupat nga frontet e tjera, megjithëse forcat ruse kanë vazhduar të përparojnë në Ukrainën lindore ditët e fundit.

Luftime të ashpra janë zhvilluar 30 kilometra larg termocentralit bërthamor. Forcat ruse po përpiqen të dëbojnë ushtarët ukrainas nga territori i tyre, të cilët po përpiqen të konsolidojnë situatën në terren dhe të zgjerojnë territorin e pushtuar. 

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?