Bota

Ukrainë, atentat me amë kundër ndihmësit të presidentit ! Zelenski kërcënon: Përgjigja do të jetë e fuqishme, qofshin armiq të brendshëm apo të jashtëm

22 Shtator 2021, 11:45| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 14:47

  • Share

Persona të armatosur kanë qëlluar me armë mbi makinën e ndihmësit të lartë të presidentit të Ukrainës.

Autoritet policore deklarojnë se kishin të bëjnë me një përpjekje të dështuar për atentat .

Më shumë se 10 plumba goditën automjetin gjatë sulmit në orën 10 të mëngjesit me orën lokale të Mërkurën.

Ende nuk ka të dhëna nëse në momentin e goditjes zëdhënësi ndodhej në makinë, por nga sulmi ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i tij. Ngjarja u zhvillua në periferi të Kievit.

Zelensky aktualisht është në Nju Jork, ku do t'i drejtohet të mërkurën  Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

"Tani ai gjendet në spital, oficerët po punojnë për të zbardhur çështjen. Besohet se kjo ishte një tentativë vrasjeje. Menjëherë pasi të mbaroj fjalimin tim  në Asamblenë e Përgjithshme të OKB -së, unë do të kthehem  në kryeqytet. Kush janë këto forca? Ato mund të jenë të brendshme ose të jashtme. Por unë nuk i marr parasysh ato, sepse për mua është diçka e dobët dhe e pabesë të godasësh makinën e mikut tim. Por iu siguroj përgjigja do të jetë e fortë", tha Zelensky.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?