Shëndeti

Ulen infektimet nga COVID në vend, regjistrohen 195 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orë! 1.8 mln vaksinime në gjithë vendin

11 Tetor 2021, 18:03| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 23:00

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit, infektimet nga koronavirusi kanë pësuar një ulje të ndjeshme. Si rezultat i 2.569 testimeve kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë, e ndërsa 9 të tjerë nuk e fituan dot betejën me COVID.

Tirana vijon të mbetet vendi me numrin më të lartë të infektimeve. Rastet pozitive të 24 orëve janë identifikuar në këto bashki:

109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamzë, Vlorë, Berat, 6 në Lushnjë, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin,  3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.952 qytetarë aktivë, ku 161 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15 pacientë janë në terapi intensive.

Bëhet me dije se janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165.434 që nga fillimi i epidemisë. Fatkeqësisht, numri total i viktimave ka shkuar në 2.777.

Në kuadër të muajit të hapur të vaksinimit, i cili do të vazhdojë edhe në tetor, Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të bëjnë vaksinën anti-COVID që të ruajnë veten dhe të tjerët rreth tyre.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        195

Të shëruar në 24 orë      347

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 2,569

 

Testime totale              1,240,204

Raste pozitive                175,163

Raste të shëruara           165,434

Raste Aktive                     6,952

Humbje jete                     2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3060

Durrës             824

Fier                  691

Shkodër         559

Vlorë               345

Elbasan           342

Lezhë              269

Berat               237

Gjirokastër      214

Kukës              159

Korçë              136

Dibër               116

Ora 21:33
1.8 milionë vaksinime anti COVID në gjithë vendin

Numri i qytetarëve që kanë marrë vaksinën anti-COVID ka shkuar në 1.8 milionë në të gjithë vendin. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në 'Facebook'. Kujtojmë që edhe tetor do vijojë muaj i hapur i vaksinimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirjan: 11/10/2021 21:49

    E te mendosh qe ne stadium 22 mije persona, ngjeshur e ngjeshur...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?