Foto ilustruese

Ekonomi

Ulet me 4 lekë çmimi i naftës, do të shitet me 219 lekë për litër! Benzina rritet me 1 lek, gazi nuk ndryshon

28 Shtator 2022, 10:14| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 10:23

  • Share

Bordi i Transparencës ka publikuar cmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 4 lekë dhe do të shitet me 219 lekë/litër nga 223 që ishte më parë. Benzina është rritur me 1 lek dhe do të shitet me 195 lekë/litër ndërsa gazi nuk ndryshon, mbetet çmimi 78 lekë për litër. Këto çmime kanë hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

“Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës

                   Ishte            Bëhet
Nafta         223 lekë      219 lekë     
Benzina    194 lekë      195 lekë     
Gazi          78 lekë        78 lekë     

Komento

Komente

  • Turi: 28/09/2022 12:31

    Mos e ulni cmimin madje ngriheni ju pifsha dolline , me kete popull **** mos e vrisni mendjen asnjeri nuk ngrihet jepini gas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?