TIRANË- Tendenca rënëse e inflacionit dhe rritja më e shpejtë ekonomike e vendit prej 4% në fund të vitit 2022 ka nxitur Këshillin Drejtues të Bankës së Shqipërisë të mos ndryshojë normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.
“Këto tendenca pritet të vazhdojnë edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm. Në veçanti, përditësimi i parashikimeve rikonfirmon pritjet tona se inflacioni do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Për sa më sipër Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%;të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%”, u shpreh guvernatori, Gent Sejko.
Guvernatori Sejko tha se ulja e inflacionit u pasqyrua në rënien e çmimit të naftës, të disa artikujve ushqimore, por edhe me rritjen e pagave e punësimit
“Punësimi u rrit me 4.2%, shkalla e papunësisë zbriti në minimumin e ri historik prej 10.6% dhe paga mesatare në sektorin privat u rrit me 12.3% në tremujorin e tretë. Ecuria pozitive e tregut të punës krijon premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por sinjalizon edhe për rritje të shpejtë të kostove të prodhimit dhe presione mbi çmimet e konsumit”, tha Sejko.
Pavarësisht ecurisë pozitive, presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Sejko theksoi se normalizimi i mëtejshëm i qëndrimit ndaj politikës monetare, mbetet një masë e nevojshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve.
mos u nxito hej burre, pirt njehere te dale vendimi FedRev sot pasdite (me oren e USA) se po flitet se do te kete rritje te normes dhe me 0.25%. ata jane ustallaret e ekonomise dhe ata komandojne tregun global. 2023 do jete recesion ekonomik (kete e thone ekonomistet e botes) por ju ne fakt keni hallin qe Ramushi te fitoje zgjedhjet pastaj ja plasni rritjes se normes. Loqe
PërgjigjuKu e pe uljen e inflacionit o gomar? Cmimet vazhdojne te rriten. Federal Reserve, ECB,BOE,BOC etj vazhdojne rritjen e interesave per te luftuar inflacionin, ky idioti thote qe nuk do i ngrejme. Mjere kete popull kush e udheheq.
Përgjigju