Kronikë

Ulja e lindjeve, sociologia Binjaku: Pandemia ndikoi për keq tek çiftet! Ekonomia, shkak kryesor

13 Gusht 2021, 16:06| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 16:15

  • Share

Prej disa vitesh vendi ynë po njeh një kurbë rënie sa i përket lindshmërisë. Edhe tremujori i dytë i këtij viti ka shënuar rënie të numrit të lindjeve me 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sociologia Entela Binjaku, shpjegon disa nga faktorët të lidhur me  prirjen e uljes së lindshmërisë.

"Faktorët janë kryesish ngushtësisht shoqëror, me këtë dua të them shtyrja e moshës së martesës. Së dyti mund të jetë zbritja e martesës në rradhën e prioriteteve tek të rinjt në përgithësi por tek vajzat në vecanti. Së treti lidhet me rritjen e moshës mesatare të cifteve kur martohen, gjë e cila mund të ndikojë edhe në probabilitetin për lindshmëri".

Arsyet ekonomike vijojnë të mbeten mbizotëruese në vendimarrjen e cifteve për të sjellë në jetë një fëmijë.

"Arsye të lidhura ngushtësish me perspektivat ekonomike vijojn të mbeten mbizotëruese. Varfëria, mungesa e perspektivës për punësim të sigurt, për strehim po ashtu, pra për krijimin e nje cerdhe të sigurt për sjellen në jetë të pasardhësve. Një arsye tjetër lidhet sigurisht edhe me një lloj edukimi sa i takon konceptit të planifikimit familjar. Një arsye tjetër lidhet edhe me mënyrën si ka ndryshuar familja shqiptare dhe mbështetja tek faktorët tradicional sic janë brezi i tretë ose të afërmit ka ardhur në rënie dhe shpesh ciftet e reja hezitojnë pikërisht sese nuk kanë këtë mbështetje". 

Sociologia Binjaku thotë se edhe pandemia ka ndikur në uljen e lindshmërisë në vendin tonë.

"Viti i kaluar ishte një vit që edhe vet shpeshherë mjekët nuk e sugjeronin për të ngjizur një shtatzani si një periudhë e rrezikshme për shëndetin. Së dyti në shumë raste ka ndodhur që edhe ankthi prej asaj të panjohure të madhe që lidhej  kryesish me këtë pandemi i bënte ciftet që të stepeshin të shkonin drejt një hapi kaq të rëndësishëm sic është sjellja në jetë e një fëmije".

Sociologia është e mendimit që institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të ndihmuar ciftet e reja për një jetë më të sigurt, për një perspektiv të së ardhmes më të sigurt në vendin e vet në mënyrë që kjo kurbë të mos vijojë më në rënie.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 13/08/2021 16:24

    Jo Jo nuk është Covid-19, por është Pandemia nga pushteti anti shtet vetëm në Suedi kan lindur me dejters shqipëtare të ardhura këtë tre nikotin e fundit nga Shipëria oj e mjera tokë nga kush udhëhiqesh…

    Përgjigju
  • Alb: 13/08/2021 15:15

    Me ba femi me fornizu boten me rrefugjate e me skllever shqiptare. A ja vlen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?