''Astiri'', ose policët janë abuzues, ose gjyqtarët janë të shitur

17 Tetor 2019, 16:20| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 16:41

  • Share

Para tri ditësh, Policia ka ndaluar 10 manifestues, të cilët, sipas akuzës, kishin bllokuar rrugën gjatë protestave të “Astirit”. Ligji parashikon se bllokimi i rrugëve është një vepër penale dhe, duke qenë i tillë, parashikon një dënim deri në 3 vjet burg. Kodi përcakton se arrestimi mund të vendoset nga Policia në kushtet e flagrancës, edhe për të shmangur përsëritjen e krimit. Natyrisht, nuk diskutohet këtu për të drejtën kushtetuese për të protestuar, por nëse është e ligjshme apo jo që ta ushtrosh këtë të drejtë duke bllokuar qarkullimin rrugor, domethënë duke kufizuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve të tjerë.

Dje, të dhjetë demonstruesit e arrestuar u paraqitën në Gjykatë dhe këtu një gjyqtar i liroi, duke prapësuar veprimin e Policisë dhe kërkesat e Prokurorisë. Pak orë më pas, një pjesë e atyre demonstruesve ishin sërish në shesh, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ngjarje si këto, që përsëriten çdo ditë në sallat e gjyqit, tregojnë inekzistencën e shtetit. Pasi këtu ka vetëm dy hipoteza për të shpjeguar se ç’ndodhi: ose Policia abuzoi me pushtetin e saj, duke arrestuar pa shkak demonstruesit, ose gjyqtari ka injoruar përgjegjësitë e tyre. Në rastin e parë, gjyqtari duhet të kërkojë inkriminimin e policëve abuzues. Në rastin e dytë, duhet të jetë Prokuroria që të nisë një hetim mbi gjyqtarin e korruptuar. Për fat të keq, nuk ka ndodhur as e para dhe as e dyta. Konkluzioni këtu është se ligji nuk vlen për askënd. Domethënë nuk ka shtet.

 

 

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papi: 17/10/2019 19:05

    Qeveria ben ligje per te ruajtur keq qeverisjen e saj Nqs ky ligj do ishte ne fuqi me 21 janar cdo bente rama? Edhe macron e aprovoi nje ligj te tille por duke pasur parasysh se kishte shpallur gjendjen e jashtezakonshme pa gjendjen e jashtezakonshme ky eshte hale jo ligj kete e verteton edhe cuni i fahriut qe bejne sikur e arrestojne dhe mbrenda dites del prape

    Përgjigju
  • Nardi: 17/10/2019 18:55

    Dhe kerkojme te hyjme ne BE. Ktu gjykata nuk pjerfh per ligjin qe miraton parlamenti.

    Përgjigju
  • Ilo: 17/10/2019 18:40

    Na rruat Reforma ne drejtesi, kjo reforme si negociatat e BE me Shqiperine me kujtojne shprehjen e famshme te karroces se socializmit ne 90 Ku Ramiz Alia ironizohej me shprehjen e famshme nje hap para tre hapa pas. Turp e rendesishme eshte qe qeveria e ka kopsitur mire gjobvenien popullit dhe po ja pin gjakun me pambuk.

    Përgjigju
  • redi: 17/10/2019 17:55

    A do ket shtet ?

    Përgjigju
  • Astir: 17/10/2019 17:24

    Duhet nje Gjyqtar me banim mbi Astir, per te kuptuar çeshtjen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?