Unazën e nënës e mori si kujtim dhe motrën e la me vellon e bardhë/ Zhduket nga zona e ’Xhomllikut’ 37-vjecari

19 Shkurt 2021, 17:06| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 22:47

  • Share

Islam Koçi nga Tirana humbi gjurmët në moshën 18-vjecare, ndërsa doli nga banesa në zonën e Xhomllikut në Tiranë. Dy nga katër motrat Elvira Rushiti dhe Renata Koci kërkojnë ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’

Atë javë kishim dasëm martonim motrën. Erdhi nga puna, dhe i tha mamit se donte të dilte në Shqipëri. Ai kishte dy javë që e kishte shprehur se donte të ikte në Greqi. Në moshën 12 vjecare ai ka qenë në Athinë për pushime. Ajo kohë i la mbresa dhe gjithnjë donte të largohej. Nuk lamë vend pa e kërkuar atë ditë. Në atë kohë kishte tërhequr një certifikatë personale me fotografi, por nuk e mori me vete atë ditë. Ai shprehej gjithnjë, se nëse do të largohej nuk do të njoftonte askënd.  

Ëndrra e vetme e vëllait të katër motrave ishte të emigronte drejt Greqisë, vend të cilin ai e kishte shkelur për herë të parë në moshën 12-vjecare, ku kishte qendruar afro një muaj me pushime tek disa të afërm. Mbresat që i la qyteti i Athinës ngjalli tek Islami dëshirën për t’u rikthyer atje vite më vonë. Një vit pasi humbi gjurmët në familjen Koci trokiti një djalë nga Fieri. Ai dha një letër me porosi të Islamit me dyshimin se ndodhej në Kretë. Një tjetër informacion për 37-vjecarin dha edhe fqinji. Ai pretendon se kishte takuar Islamin në një tren në Athinë, pas 5 vitesh nga humbja dhe se ishte i shoqëruar nga një fëmijë dhe një grua. 

Na ka munguar shumë për cdo rast. Ne nuk festojmë asnjëherë. Nëna e ka të vështirë të harrojë duitën kur ai i kërkoi unazën e sermës dhe më pas u zhduk. Ajo shpreh gjithmonë dëshirën për ta takuar vetëm një herë, dhe në gjoksin e tij të japë shpirt. Edhe kur babai pati probleme me shëndetin dhe ra në koma, kur u zgjua kërkoi vëllain. Ai lutej me shpirt që djalin ta kishte pranë’, përlotin motrat në studio 

Sot është 37-vjec, i mungon shumë familjes së tij. La një nip katër vjec dhe një tjetër 9 muajsh, sot është bërë dajë për të dhjetën herë.


Kush ka informacion për Islam Koçin, lutemi të na telefononi në të gjitha format tona të kontaktit: 
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00-16: 30
 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?