Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha

Unë them t'ia veshim edhe njëherë vellon Berishës...

27 Gusht 2020, 15:39| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 15:40

  • Share

Para pak ditësh Luzlim Basha njoftoi se e “hapi PD-në” dhe lajmet vërshuan për rikthimin Bamir Topit, Genc Rulit, Besnik Mustafait etj. Së fundit është duke “çarë rrjetin” lajmi se Jozefina Topalli e refuzoi ftesën, ndërsa Majlinda Bregu nuk shkon në PD sepse e përzunë.

Akuzat nuk ishin të pakta për ”dëbimin” e figurave më emblematike të demokratëve, që nga koha e themelit të PD-së. Ajo që shoqëroi zgjedhjen e Bashës në krye të PD-së, dukej si një përpjekje për të riformatuar PD-në e kalbur nga pushteti i fundit 8 vjeçar.

Por tani mëritë u lanë pas dhe na rezulton se “spastrimet” nuk kishin qenë për katarsis, por një pastrim terreni nga ata që nuk e donin Bashën në atë karrige. Madje Basha duhet të rikthejë, ose të paktën të ftojë, edhe Ridvan Boden, edhe Jemin Gjanën e të tjerë. LSI-në e ka në krah dhe plotësohet sërish qeveria PD-LSI. Mungon i ndjeri Dritan Prifti.

Por a di njeri të thotë se përse PD u largua(mua më pëlqen të them u dëbua), nga pushteti në vitin 2013? Jo se Rama kishte ndonjë platformë qeverisëse që na prishi mendjen, por se qeverisja e PD-së ishte qelbur këmbë e kokë. Koncensionet korruptive, që hapën epokën e PPP-ve, u shpërndanë si dhurata për ditëlindje në muajt e fundit të qeverisjes së Berishës.

E pra, në atë qeveri ishin të gjithë këta që sot baza e PD-së po kërkon ti riktheje, sipas parimeve të demokracisë së brendshme. Ndërsa mediat flasin për “ikona”. Ikona të kujt, të hajdutërisë?
Nuk ka mbetur veçse të kërkohet edhe rikthimi i Berishës si kandidat për kryeministër, dhe ta përgatisim PD-së sërish për nuse.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 27/08/2020 16:38

    Bukur Mentor Kikia ke thene nje realitet qe rrall kush e thot dhe e beson. Lexojm dhe shikojm perdit shkrime nga analist dhe gazetar servil dhe sahanlepires qe i thurin lavde athua se ne 2013 shqupit dhe leshi i ijes ju eshte ber padrejtesi duke e shporrur nga pushteti. Edhe sot e eshte quajtur hapje po risjell ne shqup figurat e degraduara qe e cuan ne gremin. A thua ka ndonje gje per te besuar kjo e 2020 tes. Them se keq e me keq do shkoj,ska gje ti bej derman,as sala as ilir floriri skan ci bejn.

    Përgjigju
  • O tej: 27/08/2020 16:33

    Kerrma Berish vec ushqim per sorrat sherben

    Përgjigju
  • i drejte si drapri: 27/08/2020 16:19

    e ke shume sakte, po erdhi per here te trete birisha e din se cfare i ben popullit shqyptar ja ben edhe nje here tjeter rrugen e kombit dhe disa koncensione te tjera ta markimit te karburantit, si dhe ka edhe nje peng ne jete, qe nuk vraui 3000 veta para kryeministrise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?