Unioni i Këshillit Studentor: Përgjysmoni tarifat, një sezon provimesh sjell mbingarkesë

30 Prill 2020, 17:42| Përditesimi: 30 Prill 2020, 17:46

  • Share

Unioni i Këshillit Studentor ka kritikuar disa nga vendimet e Ministres së Arsimit, Besa Shahini gjatë konferencës së sotme në lidhje me vendimet e arsimit të lartë.

Unioni i Këshillit Studentor thanë se me vendimet e Shahinit hidhet poshtë  autonomia e universiteteve dhe kjo është e nevojshme, pasi jo çdo universitet funksionon njësoj. Gjithashtu ata kërkojnë përgjysmimin të tarifave shkollore duke arsyetuar se nuk marrim shërbimin për të cilën paguajnë dhe se paga e luftës që iu jepet prindërve nuk mbulon dot tarifat e studimit.

Në lidhje me vendosjen e një sezoni provimesh ku do të jepen dhe ato të mbartura për ata që diplomohen, Unioni i Këshillit Studentor tha se kjo do të sjellë mbingarkesë provimesh dhe se shumica rrezikojnë vitit shkollor duke mos përmbushur numrin e caktuar të krediteve që duhet për të kaluar vitin akademik.

Në lidhje me vitet e tjera që nuk diplomohen këtë vit do të vijojnë mësimin online, Unioni i Këshillit Studentor shprehet se duhet që kjo mundësi t'u ofrohet të gjithë studentëve dhe atyre ne zona të thella pasi të gjithë u gjendet të papërgatitura nga kjo situatë në mungesë të internetit e mjeteve të nevojshme.

Ministrja Shahini tha ditën e sotme se vetëm ata që diplomohen do kthehen në auditorë gjatë muajit qershor, ndërsa provimet dhe riprovimet për studentët që do diplomohen do jepen në periudhën korrik-gusht. Sa për tarifat e studimit dhe bursat. Shahini tha se nuk do të preken përfitimet e studentëve nga “Pakti për Universitetin”, pra bursat dhe përgjysmimi i tarifave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?