Nga ndeshja Manchester United-Juventus

United mposhtet nga Juventus në 'Old Traford', fitore për Real Madrid dhe Romën

23 Tetor 2018, 22:56| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 22:59

  • Share

Kthimi i Cristiano Ronaldos në “Old Traford” ka rezultuar i suksesshëm pasi Juventusi ka fituar 0-1 kundër Manchester United. Në takimin e vlefshem për fazën e grupeve të “Champions League” vendosi goli i Dybalës, i realizuar në minutën e 17-të.

Ky rezultat i jep mundësi "Zonjës së vjetër" të shkëputet me +5 pikë në krye të klasifikimit në grupin H. Real Madrid ndërkohë është rikthyer te fitoret në këtë kompeticion. Skuadra kampione në fuqi ka mposhtur 2-1 Plzen. Golat për “galkatikët” i realizuan Marcelo dhe Benzema.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Romës dhe CSKA-s së Moskës ka përfunduar me shifrat me shifrat 3-0. Dy gola të Dzekos dhe një i Under i siguruan tre pikët verdhekuqve në Itali.

Fitore edhe për Manchester City-n, skuadrën e Guardiolës e cila është ka mposhtur 0-3 Shakhtarin në Ukrainë. Me këtë fitore ‘citiziens’ renditen të parët në Grupin F, me 6 pikë, të ndjekur nga Lyoni me një pikë më pak.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?