Hap fals i Juventusit në ndeshjen e katërt të grupit H të Champions League. Manchester United përmbysi në katër minuta bardhezinjtë dhe shtyn kualifikimin e skuadrës së Allegrit. Juvja dominon dhe gjen golin me Ronaldon në minutën e 65-të që shënon një perlë të vërtetë.
Në minutat e fundit anglezët përmbysin gjithçka me golat e Juan Mata në të 86-tën dhe autogolin e Alex Sandro në fund.Juvja mbetet në krye të grupit me 9 pikë ndjek United me 7 ndërsa 5 pikë ka Valencia që dje fitoi 3-1 ndaj Young Boys. Mourinho në fund feston në mënyrë të ekzagjeruar përpara tifozëve të Juventusit që sipas tij e kanë ofenduar gjatë gjithë ndeshjes. Një festim që nuk është pëlqyer as në Angli.
Real Madrid me Solarin në krye ka gjetur rrugën e rrjetës. 5- 0 fituan mbrëmë Los Blancos në Çeki ndaj Viktoria Plzen dhe ngjiten në krye të grupit G me 9 pikë. Shkëlqeu Benzema me dy gola dhe rrjetën e tundën edhe Casemiro, Bale dhe Kroos.
Me golat e Manolas dhe Pellegrinit Roma pushtoi Moskën duke mposhtur 2-1 CSKA-në. Tre pikë jetike që e afrojnë me kualifikimin skuadrën verdhekuqe.
Goleadë bëri edhe Manchester City për të kryesuar me 9 pikë grupin F. 6 me 0 e mundën Shakhtar Donetsk të besuarit e Pep Guardiolës me Gabriel Jesus që morri topin në shtëpi pas realizoi tregolësh. Po ashtu shënuan edhe David Silva, Sterling dhe Mahrez. Me 6 pikë Lyon mban vendin e dytë në grup pasi barazoi 2-2 ndaj Hoffenheim.
Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dha fitoren Bayernit ndaj AEK Athinës dhe kryeismin e vetme të grupit E me 10 pikë. Ajax mban vendin e dytë pasi barzoi 1-1 në Lisbonë ndaj Benficas.