Mbledhja e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës

Kronikë

Universitetet përzgjedhin kandidatura për KLGJ dhe KLP, emrat dërgohen në Kuvend

19 Nëntor 2021, 09:18| Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 09:25

  • Share

Mbledhja e Posaçme e drejtuesve të institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkollës së Magjistraturës përzgjodhën 7 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe 8 emra për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Trupa e drejtuesve të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës përzgjodhën 7 emra që do të shkojnë për votim në Kuvend si kandidatura për vendet vakante në dy institucionet e reja të drejtësisë, përkatësisht për 2 vende në KLGJ dhe 2 vende në KLP.

Pas seancës dëgjimore, ku të gjithë kandidatët kishin 10 minuta kohë për të prezantuar platformën e tyre dhe 10 minuta për t’ju përgjigjur pyetjeve, trupa e pedagogëve zgjodhi emrat që do i kalojnë për votim Kuvendit. Kuvendi zgjedh anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me 2/3 e votave të deputetëve.

Konkretisht emrat që i kalojnë Kuvendit për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit janë:

Alban Koçi (Universiteti i Tiranës)   1 vota

Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës)        3 vota

Orjona Muçollari (Universiteti i Tiranës)    3 vota

Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   1 vota

Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)  0 vota

Endri Papajorgji  (Tiranë Business University)    12 vota

Indirt Shtupi (Universiteti Mesdhetar)    6 vota

Emrat që i kalojnë Kuvendit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë:

Mirela Bogdani (Shkolla e Magjistraturës)    5 vota

Alban Koçi (Universiteti i Tiranës)     1 vota

Ilir Rusi (Universiteti i Tiranës)    0 vota

Yllka Rupa (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   2 vota

Idlir Duhanxhi (Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër)   0 vota

Endri Papajorgji  (Tiranë Business University)    6 vota

Sajmir Vishaj (Universiteti Luarasi)    12 vota

Indirt Shtupi (Universiteti Mesdhetar)    0 vota

(Kliko këtu për të lexuar vendimin)

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?