Ura e Madhe ne Kukës që lidh Rrugën e Kombit dhe brigjet e lumit Drin kërkon edhe pak metra për t’u vendosur në dy bazamentet e saj.
Dhjetëra qytetarë të Kukësit, Kosovës dhe qyteteve te tjera të Shqipërisë, po shikojnë metrat e fundit të vendosjes.
Zhvendosja ujore e Urës së Madhe filloi të shtunën e 24 shkurtit të këtij viti.
Kalimi i urës nga bregu lindor i liqenit në bregun perëndimor po bëhet përmes një vaskave lundruese betonarme dhe me ndihmën e pistonave me kavo tërheqëse.
Vaska tjetër është tërhequr për shkak të metrave të fundit. pasi fillimisht kanë qenë dy vaska ujore që kanë nisur zhvendosjen e urës.
Nesër përfundon vendosja përfundimtare në dy bazamentet e betonit ose siç njihen në gjuhën teknike, pilat.