Ura e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në Beçisht drejt shembjes! Monument kulture por edhe u shërben rreth 2000 banorëve

10 Dhjetor 2022, 16:26| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 16:31

  • Share

Ura e Beçishtit ndërtuar në vitin 1819 nga Ali Pashë Tepelena, mbi rrënojat e urës mesjetare, rrezikon shembjen. Ndodhet poshtë kalasë dhe lidh qytetin e Tepelenës me 7 fshatra që shtrihen përtej Vjosës. Gati 2000 banorë kalojnë përditë mbi këtë urë me dërrasa të kalbura.

“Kam frikë nga kjo urë kam ikur me shtëpi me qira në Tepelenë”, tha një banor.

“Kam frikë po të ngeli këmbë në dërrasa dhe re poshtë, vetëm e vdekur se gjallë s’del më”, tha një e moshuar.

Një vit më parë u krye një ndërhyrje tek këmbët e saj duke e forcuar me mure guri, por sot rrjedha e lumit Vjosa e ka shkatërruar këtë mur. Monumenti i Kulturës është drejt degradimit.

“Do ndërhyrje, investime sidomos për dërrasat se janë kalbur, janë dëmtuar”, tha një tjetër banor i zonës.

E ndërtuar mbi lumin Vjosë, ura është e tipit pasarelë dha ka një gjatësi prej 260 metrash si dhe një lartësi prej gati 6 metrash.  Drejtoria Rajonale e Kulturës në Gjirokastrës është përgjegjëse për këtë objekt të trashëgimisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?