Ura në Skuraj

Ura në Skuraj e ndarë në 4 pjesë të një ‘puzzle’ që nuk ngjitet, nxënësit dhe banorët e zonës në Burrel rrezikojnë jetën çdo ditë

16 Janar 2022, 09:46| Përditesimi: 16 Janar 2022, 09:48

  • Share

Në katër pjesë të një puzzle që nuk ngjitet është ndarë ura në Skuraj, duke bërë të pamundur kalimin e saj.

Ura është ndërtuar vetëm 4 vite më parë, ndërsa sot është ndarë në 4 pjesë dhe po vë në rrezik jetën e banorëve të zonës.

“Foto sa 1000 fjalë” është kjo që na vjen nga ura e shkatërruar e cila ndodhet në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, ku pjesët e ndara të saj që mezi qëndrojnë të kapura me njëra-tjetrën, me shpresën se mund të ribashkohen.

Banorët e fshatit Skuraj si edhe nxënës që e përdorin për të shkuar në shkollë rrezikojnë çdo ditë jetën, për të kaluar në anën tjetër të lumit.

Jashtë kamerës banorë treguar se ura ka më shumë se 1 vit që është katandisur në këtë gjendje dhe se pavarësisht përpjekjeve të tyre dhe kërkesave pranë pushtetit vendor, ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/01/2022 01:02

    Dhe shume ka mbajtur! E shikoni si eshte ndryshkur?Po ato shufrat qe i ka anash gjate gjithe gjatesise,vertikalet dhe horizontalet,i shikoni sa te holla jane? Duken me shume sikur jane tela,ose shkopinj druri,te vena nga banoret sesa te jene pjese e projektit.Shiu,bora,akulli,( ndoshta i kane hedhur dhe kripe kur eshte dashur),kane bere te veten,lageshtira dhe kripa kane depertuar neper te cara dhe ne vida e bulona,shtoi ketyre dhe mos veshjen e metalit me material izolues dhe antikoroziv,si dhe ndertimin ne dukje me model pllakash e pjesesh,si dhe efektin e eres,temperaturave,presionin e valeve te lumit,dridhjet e shkaktuara prej tij,llojin e metalit te perdorur dhe ja ku e keni:ure ne gjendje katastrofe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?