Urdhri kontradiktor i Policisë së Shtetit për 'delivery' (shërbimet në banesë)

21 Mars 2020, 12:52| Përditesimi: 21 Mars 2020, 14:36

  • Share

Teksa në urdhrin e firmosur nga Ministria e Shëndetësisë më 20 mars, i përjashton nga kufizimi orar shërbimet në banesë "delivery", Policia e Shtetit, sot ka dhënë një urdhër kontradiktorë.

Policia thotë se vetëm mjetet shpërndarëse të ushqimeve apo kompanive që ofrojnë shërbime të tjera në banesë, mund të lëvizin edhe pas orës së lejuar që është 13:00. 

Por ndërkohë problemi është krijuar pasi policia nuk lejon përtej këtij orari qarkullimin e stafit që do të duhet të përgatisë ushqimet për dërgesa në familje.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?