Politikë

Urdhri për bllokimin e pasurive të personave non-grata, gazetarja: Dëshmi se SHBA është në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit

10 Qershor 2021, 19:16| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 19:26

  • Share

Vendimi i administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të bërë publik urdhrin për bllokimin e pasurisë së personave ‘non grata’ edhe për shqiptarët pjesë e kësaj liste, dëshmon edhe njëherë përpjekjen dhe angazhimin e SHBA, për stabilitetin në rajon.

“ Vetë fakti që para dy ditësh u mor edhe një urdhër ekzekutiv, i dalë nga zyra e Biden, për bllokimin e pasurive të personave ‘non-grata’ kësaj here edhe në Shqipëri, tregon se vetë administrata, vetë Biden personalisht është i angazhuar për të rritur ndikimin e tij për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe luftimin e korrupsionit”, u shpreh gazetarja e lajmeve ndërkombëtare në Report Tv, Suada Mehmetaj.

Gazetarja u shpreh se përfshirja e Shqipërisë në këtë urdhër ekzekutiv është një risi sepse deri më tani në këtë urdhër kanë qenë të përfshirë vetëm vendet e ish-Jugosllavisë. Një vendim i tillë shihet si një përpjekje për të forcuar strukturat integrimit të vendit.

“Ne tani jemi pjesë e NATO-s, por nga ana tjetër vendi ynë është një nga vendet aspirante për tu bërë pjesë e BE. Një nga faktorët pengues, ka qenë pikërisht korrupsioni dhe ky vendim tregon se vetë Biden dhe administrata amerikane është në krah të qytetarëve shqiptarë dhe administratës shqiptare për t’u anëtarësuar dhe për të ecur më tej në hapat e integrimit. Një vendim i tillë tregon që vetë SHBA duan që të kemi luftë konkrete kundër korrupsionit në mënyrë që Shqipëria dhe qytetarët të marrin atë që iu takon, integrimin‘, tha gazetarja.

Duke theksuar edhe njëherë se me vendimin e fundit Biden tregoi se ai edhe administrata e tij janë në krah të institucioneve dhe do të luftojë korrupsionin me gjithë format e mundshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?