Sali Berisha, doli sërish para mediave. Nuk harroi të akuzojë dhe përgojojë, ministra e kryeministrin. E ka zakon dhe dëshirë të hershme daljen para mediave, aq më tepër kur nuk ka pushtetin. Kur lindën piramidat “dallandyshet e para të kapitalizmit berishian”, ai dilte shpesh, dhe mburrte ato sikur të ishin “shpëtimi shqiptarëve”.
Të gjithë e kujtojnë se si deklaronte, “janë para të pastra, asgjë nuk do të ndodhë”, dhe shqiptarët nuk lanë banesa, bagëti, troje dhe toka në fshatra, dhe i mbyllën tek miqtë dhe sponsorët e PD, Vefa, Populli, Xhaferri, Sudja e famshme, etj…..
Dhe sërish Berisha dhe ish-ministri i tij i Financave Bode dilnin dhe deklaronin se “shteti ynë ka ligje, nuk ndodh asgjë me paratë tuaja”. Por shteti i tij kishte rënë, bashkë me piramidat dhe paratë e shqiptarëve u vodhën, trabnsferuan në banka të ndryshme të botës. Edhe sot e kësaj dite, askush nga ish-piramida e lartë pushtetore e asaj kohe, nuk është dënuar.
Ai ra me revolta popullore, iku nga pushteti dhe nuk hoqi dorë nga trazirat. I kishte ikur pushteti nga duart, edhe pse vodhi votat e 26 Majit 1996, apo dhe Tetorit të po atij viti. Rrahu në sheshin “Skenderbej” gjithë Partinë Socialiste, dhe sërish nuk u penalizua.
Erdhi në pushtet pasi qeverisja e Fatos Nanos, i “nginj” me para dhe zullume, dhe sërish nisi lojën e vjetër. Skandale të padëgjuara, vjedhje, shitje trojesh dhe pasurish kombëtare, konçesione, dhe lloj-lloj gjërash bënte ish-kryeministri për të pasuruar vehten, klanin e tij qeverisës, dhe për të mbajtur me para njerëzit e protestave. Ai gjithmonë ka kërkuar pushtet, ka qenë dhe mbetet edhe sot që është në moshën e pensionit “faim de pouvoir”, i uritur për pushtet.
Eshtë i gatshëm të bëjë gjithçka për pushtet, pasi u mësua me male me para, pasuri, dhe ushtarë të bindur. Shqipëria ka 32 vjet që lëngon mbi trazirat e tij, mbi pengesat e tij të qëllimshme, ka 32 vjet që është në pritje të largimit të atij njeriu nga skena politike. Sali Berisha erdhi, trokiti dhe hyri në politikë nga “dritarja” e saj dhe jo dera.
Askush nuk e mendonte se, njeriu që deri në 1991, ishte sekretari i organizatës bazë të partisë në spitalin e Tiranës, do të bëhej “demokrat”, do të pushtonte me forcë postin e kryetarit të së parës Parti Demokratike, dhe nuk do ti shkulej vendit për mbi 3 dekada. Ai nuk njeh largimin, dorëheqjen, ai nuk njeh kufirin, arsyen dhe logjikën e politikanit europianist. Ai është njeriu që ka patur, ka dhe vazhdon të ketë formimin marksist-leninist mbi gjithçka. “Pushtetin do ta kemi vetëm ne”-thoshte Stalini.
Ashtu mendon, shprehet dhe kërkon me ngulm edhe Sali Berisha sot, kur në Europë diktaturat kanë rënë, por jo ithtarët e tyre. Në Shqipëri pushtetin e merr me votën e lirë çdo parti politike, që bind dhe jo detyron popullin, me programe dhe alternativa progresiste, me frymë të re dhe shpresë të madhe. Partia Demokratike, e ka humbur shansin të bindë shqiptarët ta votojnë prej 1996. Ajo ka mbetur një “ishull i izoluar” në politikën shqiptare, me një kryetar të përjetshëm, që ka qenë dhe mbetet, “i uritur vetëm për pushtet”….
Mjer ky popull qpo heq me keta hajdute sa leshojn nje post duan te marrin tjetrin gjakun po na thithin te pa ngopur si te rrin te rinjt me keta hajna qe vetem po gllaberojne
PërgjigjuNje M..Meta e M..Berisha,llumi i shqiperise,ju ka plas cipa,i mallkofte zoti shum zullume po ja bejne popullit
PërgjigjuShkrim i mire Berisha eshte i pandreqshem Meta me ekujlibrues
Përgjigju