Urime zoti Këlliçi për një fushatë të suksesshme

16 Mars 2023, 20:07| Përditesimi: 16 Mars 2023, 20:22

  • Share

Të sulmosh një prej mediave kryesore në vend pikerisht në prag të fushatës zgjedhore, duke përdorur një argument sa qesharak, aq dhe ultra-të konsumuar, tregon nivelin e inteligjencës njerëzore pikësëpari, më shumë se atë politike, të protagonistit.  

Protagonisti quhet Belind Këllici, i cili, pasi kuptoi se duhet të garojë në zgjedhjet e ardhshme administrative si një jetim pa parti, me sa duket ka kuptuar se nuk ka as edhe një shans të fitojë në këto zgjedhje. Vetëm kështu mund të shpjegohet sulmi qesharak që mbajtësi i cantës i Berishës i bëri në parlament Report TV, duke përsëritur historinë e zakonshme se tre vite më parë (bashkë me shumë media të tjera) edhe Report TV i ka shitur reklamë shoqërisë që po ndërton inceneratorin e Tiranës.

I mësuar me miqësinë e Berishës, Këllici habitet që një media mund të jetojë duke shitur reklamë. Dhe mbi të gjitha habitet që një media shet reklamë duke bërë fatura, pra duke marrë në mënyrë trasparente para të pastra në llogari bankare.  Një argument i panjohur për atë dhe sidomos për kapon e tij të ''partisë-fantazëm'', i mësuar në familje të përdorë vetëm para cash, sepse sic përsëriste kur ishte në pushtet “edhe pse mbajnë erë, paratë cash nuk lënë njolla”. 

I klonuar edhe ai nga Berisha (klonues serial politikanësh humbës), Belind Këllici beson se politika ashtu si fushata zgjedhore, bëhet duke sulmuar mediat. Një koncept i habitshëm i demokracisë. Nga ana jonë i urojmë shumë suksese. 

xy//ReportTv.al
Komento

Komente

  • demokrati: 16/03/2023 22:26

    Palluqja me emrin Belind Kerrici kujton se do behet Berisha i pd. Harron se palluqet njifen qe nga faqet si simite tirone. Kur flet Belind palluqja duket sikur kenojn gjithe simitet e Tirones. Problemi osht se me ca do ta hame simiten, me djath me kim apo mjolt. Ik o simite se nuk je per kete pune ti. kush ta ka mush menien se ke vler

    Përgjigju
  • Kristaq Pano: 16/03/2023 22:06

    Shume e sakte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?