‘Uroj derisa zoti t’i ketë dhënë jetë, të më njoh gjithmonë’, aktorja e prekur flet për gjyshen e sëmurë…

8 Janar 2021, 11:34| Përditesimi: 8 Janar 2021, 11:41

  • Share

TIRANË- Nëse gjyshërit kanë marrë pjesë në edukimin tuaj, kujtimet e fëmijërisë janë me siguri të  mbushura me gëzim dhe ndjenjën e sigurisë dhe rehati. Dhe për të gjithë ju që fëmijërinë e keni kaluar pranë gjyshërve, jeni rritur me përrallat që ata ju rrëfenin, sot jeni nostalgjikë jo vetëm për fëmijërinë, por edhe për rolin e gjyshërve në jetën tuaj. Në një lidhje skype në ‘’ Rreze Dielli’’ aktorja Alesia Xhemalaj i preku të gjithë me mesazhin që ndau për gjyshen e saj.

‘’Ka momente që ajo nuk është shumë e kthjellët për gjendjen e saj, ka momente që e humb dhe nuk na njeh, dhe unë I shkoj gjithmonë tek koka dhe i them ‘’ Nëna më dëgjon jam unë Alesia edhe ajo thotë gjithmonë ‘ Po të keqen, të dëgjoj’’ ajo që doja unë ti thoja është se uroj derisa zoti ti ketë dhënë jetë, ajo të arrij të më njohi gjithmonë’’ u shpreh ajo.

Gjyshja e saj nuk nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe aktorja po i qëndron pranë, në këto momente:

‘’Është e vërtetë që kam ardhur në Vlorë sepse nuk është shumë mirë nëna me shëndet, është moshë e madhe dhe uroj të bëhet sa më mirë, sepse e dua shumë sinqerisht’’ tha ajo.

Alesia ndër të tjera rrëfeu lidhjen e veçantë që ka me gjyshen e saj:

‘’Unë deri në moshën 18 vjeç kam jetuar në Vlorë kështu që jam rritur me atë. Pastaj kur erdha për të studiuar në Tiranë u shkëputa pak, por e ndjeja shumë të nevojshme që të shkoja, gjithmonë edhe në shtëpi por edhe pranë gjyshes, sepse duhet thënë që gjyshet ajnë një dashuri shumë e madhe për nipërit dhe mbesat’’ përfundoi ajo.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?