Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën e kryeministrit Edi Rama të cilën ja ka dërguar kreut të kësaj partie, Albin Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në letrën e dërguar, një ditë pas zgjedhjeve, Edi Rama uron Kurtin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Letra e kryeministrit Rama:
I nderuar Zoti Kurti
Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin tuaj në zgjedhjet e përgjitshme politike.
Duke ju përcjellë këtë mesazh uroj që lidershipi juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave translantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi, por jo për nga rëndësia shëndet e frymëzim në punën tuaj. Ju lutem ta panonin shprehejn e konsideratës sime të posaçme.
Pergezimet , jane nderi i kujtdo qe i shpreh , ndaj tjeterit . Mirpo kush mund te deshifroje thenien : --Dua te besoj se bashkepunimi yne do te zgjerohet e thellohet ne te gjitha fushat e ne te gjitha nivelet dhe duke ju uruar se fundmi -- , ( por jo per nga rendesia shendet e frymezim ne punen tuaj ) . Ju lutem ta pranoni shprehien e konsiderates sime te posacme .
Përgjigju