Foto ilustruese

Sociale
Kosova & Rajoni
Bota

USAID, Trump nis një grup prokurorësh në Ballkan për të investiguar përdorimin e fondeve, përfshihet edhe Shqipëria

27 Shkurt, 20:52| Përditesimi: 27 Shkurt, 23:01

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sjellë një grup prokurorësh në Ballkan për të hetuar projektet e financuara nga USAID, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Grupi i dërguar nga administrata e Trump drejtohet nga ish-prokurori federal, Martin De Luca. Hetimet kanë nisur nga Sarajeva, prej ku kanë zbuluar se vetëm në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID me organizatat joqeveritare (OJQ) të ngritura nga fondacioni Soros, rreth 402 milionë dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk mund të përcaktohen se ku janë zhdukur.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë.

Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqpërdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete”.

Një ditë më parë, Komiteti për Mbikëqyrjen dhe Reformat në Qeverisje në Kongresin Amerikan, i ngritur me iniciativën e Elon Musk, në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, u vu theksi te fondet që USAID ka dhënë për shoqatat e komanduara nga George Soros me qëllim propagandën dhe luftën politike.

Më 4 shkurt, I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.  

Në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. 

Me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp firmosi një urdhër për pezullimin e ndihmës së huaj nëpërmjet USAID në mbarë botën, duke argumentuar se paratë e taksapaguesve amerikanë po shpërdoroheshin ose mbështesin agjendën politike të Soros./Top Channel/ 

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?