Foto ilustruese

Bota

USAID: Lufta e Rusisë në Ukrainë po shkakton efekt katastrofik në çmimet globale të ushqimeve! Janë rritur me 34%

1 Maj 2022, 19:16| Përditesimi: 1 Maj 2022, 19:19

  • Share

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar efekte katastrofike edhe në lidhje me mungesën e ushqimeve në botë dhe rritjen e çmimeve të tyre.

Samantha Power, administratorja e Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar, tha se pasojat e kësaj lufte po reflektohen tashmë në të gjithë botën dhe ky është vetëm një tjetër nga efektet e shumta negative.

“Çmimet e ushqimeve, për momentin, globalisht, janë rritur 34 për qind në krahasim me një vit më parë", tha ajo.

Power vuri në dukje se shumë vende në Afrikën Sub-Sahariane dhe në Lindjen e Mesme e marrin pjesën më të madhe të grurit të tyre nga Ukraina, ku fermerët po përpiqen të mbjellin dhe korrin të mbjellat e tyre nga frika e sulmeve dhe minave tokësore ruse. Rruga e tyre drejt eksportimit të këtyre produkteve jetike kufizohet më pas nga pushtimi i Rusisë, i cili shkaktoi mbylljen e porteve të Ukrainës.

"Rusia përpiqet të përfitojë nga kjo dhe të thotë, 'oh, janë sanksionet ato që po shkaktojnë këto çmime të larta ushqimore'. Në fakt është pushtimi rus i Ukrainës pa asnjë arsye dhe mosgatishmëria e saj tani për t'u ulur në tryezën e bisedimeve që e ka shkaktuar", shtoi ajo.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?