Bota

Ushtria amerika dhe G7: Dëshmitë thonë se Irani qëndron prapa sulmit ndaj cisternës së naftës

7 Gusht 2021, 11:08| Përditesimi: 7 Gusht 2021, 11:09

  • Share

Ushtria amerikane dhe Grupi i Shtatë vendeve më të industrializuara  në botë (G7) akuzuan Iranin se ai qëndron prapa sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar në një cisternë nafte në Detin Arabik.

Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se kishte mbledhur dhe analizuar prova thelbësore të cilat tregonin se sulmi i 29 korrikut në rrugën HV Mercer në ujërat ndërkombëtare në Detin Arabik, afër brogjeve të Omanit e që vrau dy persona u krye nga një dron iranian i ngarkuar me lëndë shpërthyese.

Më 29 korrik, në sulmin ndaj cisternës së naftës Mercer Street u vranë një britanik dhe një rumun.

“Ne dënojmë sulmin e paligjshëm të kryer ndaj kësaj anijeje tregtare. Ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe qartësisht shkelje e ligjit ndërkombëtar. Të gjitha të dhënat qartësisht thonë se Irani qëndron prapa këtij sulmi. Nuk ka asnjë justifikim për këtë sulm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët ministrat e Jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Cisterna e naftës që u sulmua, menaxhohet nga një firmë që është në pronësi të një miliarderi nga Izraeli. Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Britania po ashtu kanë fajësuar Teheranin për sulmin, por ky i fundit ka mohuar të gjitha akuzat.

G7 po ashtu tha se “sjellja e Iranit, së bashku me mbështetjen që u ofron fraksioneve të armatosura, kërcënojnë sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”.

Tensionet në Gjirin Persik janë rritur që prej se SHBA-ja rivendosi sanksionet ndaj Iranit më 2018, pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e arritur më 2015 ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?