Kronikë

Zgjedhjet e 25 prillit, ushtria merr në ruajtje 72 insitucionet si objekt i rëndësisë së veçantë, mes tyre SPAK e GJKKO

21 Prill 2021, 11:44| Përditesimi: 21 Prill 2021, 13:32

  • Share

Ditën e premte, duke filluar nga ora 14:00, 72 institucione që gëzojnë statusin e objekteve të rëndësisë së veçantë do të merren në mbrojtje nga forcat e ushtrisë, në kuadër të masave shtesë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Përveç godinës së Kryeministrisë, të gjitha dikastereve të ministrive, mbrojtje të veçantë do të kenë edhe selitë diplomatike me rëndësi në kryeqytet, duke filluar nga godina e Ambasadës Amerikane, dhe ambasadave të tjera, kryesisht të vendosura pranë bllokut në rrugën “Skënderbeg”.

Në fokus të mbrojtjes së veçantë nga forcat e ushtrisë janë edhe Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, ndërsa për herë të parë që prej krijimit është edhe Gjykata e Posaçme dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dorëzimi i këtyre institucioneve nga forcat e ushtrisë do të bëhet pas përfundimit të plotë të procesit zgjedhor. Mbrojtja e objekteve të rëndësisë së veçantë bëhet përmes një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për të garantuar qetësinë në zgjedhje.

Në kuadër të masave për zgjedhjet do të angazhohen në të gjithë vendin edhe efektivë të Policisë së Shtetit në QV dhe KZAZ.

Forcat e armatosura do të qëndrojnë në gatishmëri deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor, një praktikë e ndjekur në çdo zgjedhje, si në ato vendore ashtu edhe në ato parlamentare..

1618998957_Sequence03.00000022.Still001.jpg

Ushtria ne SPAK dhe GJKKO

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?