Bota

Ushtria organizoi ‘grusht shteti’, Banka Botërore pezullon ndihmën për Sudanin

27 Tetor 2021, 19:52| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 20:11

  • Share

SUDAN- Banka Botërore ka pezulluar ndihmën e saj për Sudanin pasi ushtria organizoi grusht shteti ndaj qeverisë civile. Kjo situatë shkaktoi protesta, ndërkohë që ditën e hënë u arrestuan edhe udhëheqësit politikë.

Sakaq edhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar veprimet e ushtrisë sudaneze duke ngrirë 700 milionë ndihmë për vendin. Gjithashtu, Bashkimi Afrikan (AU) gjithashtu ka pezulluar Sudanin nga blloku pasi ushtria mori pushtetin me forcë.

“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën në Sudan dhe kam frikë që grushti i shtetit mund të ndikojë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin social dhe ekonomik të vendit,”- tha Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në një deklaratë.

Pas rreth 30 vitesh, Sudani mund të përfitonte 2 miliardë dollarë grante nga Banka Botërore për uljen e varfërisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, pasi shleu borxhin që i kishte Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit (IDA).

Tre ditë pasi ushtria organizoi grusht shteti, protestat në Sudan vijojnë, ku 10 persona kanë mbetur të vrarë pasi ushtria hapi zjarr ndaj turmës.  Kujtojmë që me rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, autoritetet ushtarake dhe civile kanë qeverisur së bashku.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?