Foto ilustruese

Kronikë

Ushtronin prostitucion në një lokal, arrestohen 2 gra dhe një minorene! Ndalohen pronari i ambientit dhe 3 klientë

11 Maj 2021, 20:19| Përditesimi: 11 Maj 2021, 20:28

  • Share

Goditet një rast i ushtrimit të prostitucionit në një lokal në Pogradec. Mësohet se operacioni është zhvilluar ditën  e sotme, ku janë arrestuar 2 gra dhe një 17-vjeçare, të cilat ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Gratë i takonin klientët në lokal dhe më pas shkonin së bashku në hotel, ambiente që ndodhen në të njëjtën ndërtesë përgjatë aksit Pogradec-Drilon

Bëhet me dije se është ndaluar edhe pronari i hotelit si dhe 3 klientë që janë gjetur në hotel dhe bar, në kohën e operacionit. Për momentin nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për ngjarjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?