Ushtronte dhunë ndaj babait, arrestohet i riu nga Përmet

25 Maj 2019, 09:36| Përditesimi: 25 Maj 2019, 09:44

  • Share

PËRMET- Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.XH.

Siç njofton policia, A.Xh është arrestuar në flagrancë teksa po ushtronte dhunë mbi babanë e tij.

"Në Përmet, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Xh., 30 vjeç, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij", shkruhet në njoftimin e policisë. 

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë të riun drejt këtij akti absurd, ndonëse asnjë lloj arsye moralisht nuk e justifikon gjestin e tij.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?