Kultura

‘Vajte dhe Ardhje-Historia e një gruaje’, spektakël teatror në Gjirokastër nga trupa italo-arbëreshe

10 Korrik 2021, 22:09| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 22:21

  • Share

Spektakli teatror “Vajte dhe Ardhje-Historia e një gruaje”, shkruar dhe drejtuar nga Fabiola Crudeli ka qenë shfaqja që mbushi fundjavën e dytë të korrikut në Gjirokastër.

Trupa italo-arbëreshe solli në skenë tematikën e emigracionit si fenomeni global që ka prekur Shqipërinë dekadat e fundit.

“Ne jemi tashmë dëhsmitar t ëGjirokastra po ndryshon dhe po rikthen pas të rinj që po investojnë në qytetin e tyre në forma të ndryshme. Miqësia jonë me italinë është e përkthyer në fakte konkrete, mund të përmendim teatrin e qytetit që është një investim i madh”.

Mbrëmja ka vazhduar me ritmet e muzikës Rock interpretuar nga grupi arbëresh "Peppa Marriti Band" që tërhoqi vëmendjen e qytetareve dhe turistëve që kanë zgjedhur qytetin historik, ku fundjavat janë përherë e më të larmishme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?